Bota

FOTO/ Ceremonia në përkujtim të Luftës së Dytë Botërore, avionët luftarak anglez nisin përgatitjet për fluturim

Avionët Spitfires fluturojnë mbi shkëmbinjtë e bardhë, ndërsa pilotët e praktikojnë formimin e tyre duke fluturuar përpara ceremonisë e të enjtes për 75 vjetorin e Luftës së Dytë Botërore.

MBRETËRI E BASHKUAR- 75- vjetori i Luftës së Dytë Botërore, avionët Spitfires përgatiten të ngrihen  në fluturim mbi Denver për të përkujtuar ngjarjen që la gjurmë në historinë e gjithë botës. Mijëra njerëz do të marrin pjesë në ngjarjen përkujtimore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

Ndërsa ditën e mërkurë, qindra veteranë, Mbretëresha Elisbeth dhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të marrin pjesë në ngjarjen kombëtare përkujtimore në Mbretërinë e Bashkuar për të kujtuar atë që konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimin më të madh detar në historinë ushtarake.

Gjithashtu, 200 veteranë do të udhëtojnë në Portsmouth, ata do të shoqërohen nga pesë anije të marinës dhe 18 armë pasi udhëtmi vazhdon në Caen. Grupi i sotëm do të bashkohet me 300 veteranët e Luftës së Dytë Botërore , të cilët do të largohen nga Dover me një anije britanike të lundrimit Legjioni.

Përfaqësues nga vende të tjera aleate, përfshirë Gjermaninë, pritet të marrin pjesë në ngjarjen e së mërkurës në Përkujtimin Detar të Portsmouthit që përfshin 4,000 ushtarakë, 11 anije detare Royal dhe 26 avionë RAF.

Burimi: Daily Mail

L.K/Dosja.al

Shto Koment