
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur pushimet e tij të verës, të cilat po i kalon në vilën qeveritare.
Në të njëjtën vilë që kanë qëndruar para tij edhe kryeministrat e tjerë, kanë dalë disa nga fotot e para nga ambientet e saj të brendshme.


















Vila u projektua nga Skënder Luarasi, enkas për Enver Hoxhën dhe konsiderohet si një perlë e arkitekturës së mes viteve ’60. Nga ajo mund të shohësh nga Karaburuni deri në Sarandë madje edhe Korfuzin.
Por diktatori komunist shqiptar e përdori shumë pak sepse ai zakonisht preferonte Pogradecin ose Vlorën.
Pas ardhjes së tij në pushtet, Rama vendosi që ta rikonstruktonte vilën duke zgjedhur edhe si vendin e tij të preferuar.
Pyetja që lind natyrshëm është kjo: Po shqiptarët me rrogë minimale, ndihmë ekonomike ku po i kalojnë pushimet vallë?
(k.m/dosja.al)