Sport

FOTO/ Brenda shtëpisë ku Maradona kaloi momentet e tij të fundit, gazeta argjentinase: Asgjë nuk ishte e sigurtë

Gazeta argjentinase 'Clarin' arriti të hynte në shtëpi dhe publikoi 10 foto të shtëpisë së Diegos në San Andres. Një shtëpi 'e përkohshme' por me dinjitet, siç thonë disa burime pranë argjentinasit kur intervistohen nga gazeta
Featured image of article: FOTO/ Brenda shtëpisë ku Maradona kaloi momentet e tij të fundit, gazeta argjentinase: Asgjë nuk ishte e sigurtë Shtëpia e Maradonës

ARGJENTINË-Në këto ditë është folur shumë për shtëpinë ku vdiq Diego Armando Maradona. Sipas disave, shtëpia nuk kishte as banjo. Pibe de oro do të vdiste vetëm pa marrë kujdesin e duhur mjekësor. Gazeta argjentinase ‘Clarin’ arriti të hynte në shtëpi dhe publikoi 10 foto të shtëpisë së Diegos në San Andres. Një shtëpi ‘e përkohshme’ por me dinjitet, siç thonë disa burime pranë argjentinasit kur intervistohen nga gazeta.

Shtëpia është e vendosur në pjesën 45, në San Andrés de Tigre. Komoditetet e “Pibe de Oro” ishin si më poshtë: salla e lojërave në katin e parë, me krevat dopio, TV 32 inç, tualet kimik i lëvizshëm, karrige masazhesh, kondicioner. Maradona rrinte në dhomën e ndenjes, sepse nuk mund t’i ngjiste shkallët, si për shkak të gjunjëve të tij të lodhur, edhe shëndetit të brishtë, pas operacionit në kokë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Grupi i hetuesve për vdekjen e Maradonës po mbledh prova. Shtëpitë dhe zyrat e Leopoldo Luque (39 vjeç), neurokirurgu që e operoi atë, dhe Agustina Cosachov (35 vjeç), psikiatri që e trajtoi, tashmë janë boshatisur.Asnjëri nuk akuzohet zyrtarisht, por duhet të përcaktohet nëse ata kanë kryer “vdekje të paligjshme”, domethënë vdekje të pavullnetshme nga neglizhenca ose pa dashje. Morla nuk është nën hetim për momentin, por mund të jetë në një fazë të mëvonshme. Është e nevojshme të kuptohet nëse Diego ka pasur trajtimin që i nevojitet një pacienti të operuar së fundi, me probleme serioze të zemrës.

Është mjaft mbresëlënëse të shikosh fotot e botuara nga gazeta argjentinase “Clarìn”. Është një shtëpi, e bukur apo e shëmtuar, e madhe apo e vogël, nuk ka rëndësi. Është një vend i vdekjes, i vdekjes së Diego Armando Maradonës. Prandaj, pyetja për të bërë është: a ishte e përshtatshme kjo shtëpi për të pritur një njeri në gjendjen e tij? Si zakonisht, ne jemi të ndarë. Por një burim nga “Clarìn” siguron se “gjithçka ishte shumë e pasigurt, për të mos thënë një katastrofë”.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment