







BRUKSEL– Dalin pamje të banesës ku u zhvillua orgjia homoseksuale dhe u kap ‘mat’ deputeti hungarez Jozsef Szajer. Në imazhet e shfaqura në media, duket një banesë e ndriçuar me disa dyshekë të shpërndarë dhe një tavolinë ku duket se qëndron një shishe lubrifikanti.
Gjithashtu, në mur duket një zbukurim, një zemër e kuqe e varur në një nga dyshekët dhe disa tyla të zinj. Ndërkohë, hyrja është zbukuruar me një dekorime Halloweeni dhe një zemër të zezë.
Sakaq, bëhet e ditur se banesa është në pronësi të një studenti 29-vjeçar i identifikuar si David Manzheley, i cili pretendon se nuk e njeh Szajer dhe se ai e rregulloi dhomën vetëm për 10 miq të tij.
Në këtë banesë u gjet deputeti hungarez Jozsef Szajer 59 vjeç, i cili dy ditë më vonë dha dorëheqjen dhe kërkoi falje publike. Ndërsa ditën e sotme është zbuluar se ai nuk ka qenë i vetmi në dhomë me të ishin dhe dy deputet të tjerë, megjithatë emrat e tyre nuk kanë dalë në media.
(k.a/dosja.al)