Editorial

VIDEO/ Biznesmeni i drogës në Brazil, maskohet si e bija për t’u arratisur nga burgu në Rio de Janeiro

Një 42-vjeçar i burgosur me 72 vjet burg në Rio De Janeiro, është maskuar si e bija e tij 19-vjeçare për t'u arratisur, po nuk ja ka arritur qëllimit pasi policia nuk është mashtruar lehtë.
Featured image of article: VIDEO/ Biznesmeni i drogës në Brazil, maskohet si e bija për t’u arratisur nga burgu në Rio de Janeiro 42-vjeçari i maskuar si vajza e tij 19-vjeçare

BRAZIL- Një biznesmen i drogës në Brazil teksa tentonte të shpëtonte nga burgu ku ai ishte dënuar, pasi ishte maskuar sikur ishte vajza e tij 19-vjeçare.

Autoritetet e burgut në Rio de Janeiro publikuan një video ku tregonte të burgosurin që mbante një parukë, një maskë silikoni, një palë sytjena dhe një bluzë vajzash.

Ndërsa zyrtarët thanë se vajza e tij mund të akuzohet për ndihmën që i ka dhënë të atit, 42-vjeçar për arratisjen nga burgu.

Ata thanë se 19-vjeçarja kishte ardhur për të vizituar babanë e saj, Clauvino da Silva, në burgun në Rio de Janeiro, ku ai po vuante një dënim prej 73 vjet e 10 muaj.

Por rojet nuk u mashtruan nga maskimi amator i tij, dhe pasi e lan atë të luante rolin  deri në fund e dënuan sërish në qeli.

Nuk është hera e parë që një i burgosur ka  ndjekur këtë lloj stategjie për t’u arratisur nga burgu.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment