Bota

FOTO/ Barack Obama zbulon sesi janë zgjidhur të gjitha problemet me Michelle: Kur mbarova dy mandatet çdo gjë u rregullua, ishte çelsi i suksesit

Barack Obama në një intervistë të dhënë ka diskutuar rreth marrëdhënies së tensionuar me gruan e tij Micelle, gjatë kohës që ishte në pushtet.

SHBA-Ish-presidenti i Amerikës Barack Obama në një intervistë të dhënë ka diskutuar rreth marrëdhënies së tensionuar me gruan e tij Michelle, gjatë kohës që ishte në pushtet. Ai më herët ka zbuluar në librin e tij “Një tokë e premtuar”, se martesa e tyre ishte e tensionuar gjatë kohës që ai ishte president, ndërkohë së fundmi ka treguar sesi e kanë rregulluar marrëdhënin e tyre.

Michelle besonte shumë në punën që bëja, por ajo ishte më skeptike në lidhje me politikën dhe më e kujdesshme për sakrificat ndaj familjes,por është tip që thotë s’ka problem. Do shkojë mirë,”-ka treguar ai.

Gjithashtu, Obama ka thënë se marrëdhënia e tyre ia doli të mbijetonte mirë për tetë vite në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë mendoj se ne kemi dalë të plotë prej atij vendi. Patëm gëzime të mëdha në Shtëpinë e Bardhë.Nuk ka patur kurrë një moment, kur nuk e kemi kuptuar se çfarë privilegji i jashtëzakonshëm ishte të ishim atje. Më e rëndësishmja, fëmijët tanë dolën të paprekur dhe ata janë të mrekullueshëm, të mirë, kreativë dhe mendojnë për të tjerët. Pra, të gjitha këto janë një lloj lehtësimi,”-ka theksuar ai.

Sakaq, ai ka shtuar se, tensionet ishin të larta gjatë kohës që Michelle ishte në Shtëpinë e Bardhë, sipas tij ajo gjithmonë ishte në presion, por për këtë nuk i tregonte asgjë ati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë kohës që ishim atje, Michelle ndjente një tension të madh. Presioni, stresi, nevoja për të rregulluar gjithçka, nevoja për të qenë gati në çdo moment. Ka patur raste kur mendoj se ajo ishte e irrituar, e trishtuar ose e zemëruar, por e dinte që kisha Afganistanin ose krizën financiare për t’u shqetësuar, kështu që nuk më tregonte gjë,“-ka thënë ai.

Ndërkohë, ka zbuluar se çdo gjë u përmirësuar kur sapo dy mandatet e tij u mbyllën. Ai ka thënë se në këtë kohë Michell ka qenë më e relaksuar dhe më e lumtur, duket sikur ky ishte çelsi për zgjidhjen.

“Ishte sikur kishim mbajtur frymën për shumë kohë dhe më në fund, e lëshuam. U desh pak kohë që ajo të më tregonte se si ishte ndjerë, por ajo vendosi të fliste me mua dhe më në fund, ishte në gjendje të merrte frymë dhe të relaksohej. E dini fjalën e urtë: Nëse mamaja është e lumtur, të gjithë janë të lumtur. Kjo vlen shumë për familjen tonë. Tani që vajzat tona u rritën dhe ne nuk kemi më aq shumë shqetësime për to, unë dhe Michelle mund të qeshim dhe të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin”, shprehet Obama.

Barack Obama eshte një politikan dhe avokat amerikan i cili shërbeu si presidenti i 44 -të i Shteteve të Bashkuara nga 2009 në 2017. Një anëtar i Partisë Demokratike , Obama ishte i pari Afrikano-Amerikan, i cili u bë president i Shteteve të Bashkuara. Ai më parë shërbeu si një senator amerikan nga Illinois nga 2005 në 2008 dhe një senator i shtetit Illinois nga 1997 në 2004. Në qershor të vitit 1989, Obama u takua me Michelle Robinson. Robinson u caktua për tre muaj si këshilltare e Obamës në një firmë. Ata filluan të dilnin më vonë dhe u fejuan në verën e vitit 1991 dhe u martuan më 3 tetor 1992. Çifti Obama ka dy fëmijë  Malia Ann dhe Natasha.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment