Sport

FOTO/ Balotelli mbetet i pandreqshëm, feston dhe parkon makinën te komshinjtë

Baloteli ka përplasur makinën në derën hyrëse të oborrit, duke shkatërruar pjesën e përparme të automjetit, por fatmirësisht pa dëmtime për të.
Featured image of article: FOTO/ Balotelli mbetet i pandreqshëm, feston dhe parkon makinën te komshinjtë Mario Balotelli

Mario Balotelli u rikthehet përsëri telasheve. Në orët e para të mëngjesit pasi kishte festuar natën e ndërrimit të viteve, Balotelli pësoi një incident me makinë.

Sipas mediave italiane, të cilat kanë postuar foto të makinës FIAT 500 të sulmuesit, ai është kthyer vonë dhe ka ngatërruar hyrjen, duke shkuar në vend të shtëpisë tij, te ajo e komshiut. Baloteli ka përplasur makinën në derën hyrëse të oborrit, duke shkatërruar pjesën e përparme të automjetit, por fatmirësisht pa dëmtime për të.

Pamje nga makina

Për çudinë e të gjithëve, sulmuesi i Breshias nuk ka zhvendosur makinën por është ulur prej saj dhe është kthyer në këmbë në banesën e tij, për të fjetur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, makina ka mbetur e parkuar para derës së komshiut dhe është dashur ndihma e një karroatreci për ta lëvizur nga aty, pasi Baloteli vetë po flinte në shtëpinë e tij.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment