Bota

FOTO/ Babai vendos për fatin e binjakeve, kundërshton operacionin për ndarjen vajzave të ngjitura

Marieme dhe Ndeye, janë dy binjake trupat e të cilave janë të ngjitura, por në dilemë nëse duhet të kryhet një operacion për ndarjen e tyre, babai i tyre Ibrahima Ndiaye ka kundërshtuar, pasi ka frikë për jetën e vajzave.
Featured image of article: FOTO/ Babai vendos për fatin e binjakeve, kundërshton operacionin për ndarjen vajzave të ngjitura Ibrahim Ndiaye me dy vajzat binjake të ngjitura

BRITANI E MADHE- Binjaket siameze Marieme dhe Ndeye kanë vënë në dilemë gjithë Britaninë e Madhe, ndëse duhet të ndahen apo ajo nga njëra- tjetra.

Marieme dhe Ndeye, janë dy motrat trupat e të cilave janë të ngjitura me njëra tjetrën.

Prandaj lidhur me këtë rast, Britania është ndarë në dy grupe nëse duhet të kryhet një operacion për t’i ndarë dy vajzat apo jo, pasi njëri nga grupet po e kundërshton këtë ide me mendimin se kjo ndërhyrje kirurgjikale mund të sjellë vdekjen e tyre.

Të dyja vajzat ndajnë mes tyre,  mëlçinë, aparatin tretës dhe zorrët.

Ibrahim Ndiaye me dy vajzat binjake të ngjitura

Ndërkohë babai i binjakeve ka kundërshtuar një operacion të tillë, pasi thotë se ka frikë nëse ndonjëra nga vajzat mund të vdes.

Sot ato janë plotë tre vjeç, dhe me një limit kohe për jetën. Mjekët kanë deklaruar se vajzat tre vjeçare mund të kenë edhe pak muaj jetë.

Ibrahima Ndiaye, po kundërshton këtë operacion pasi është shumë i mërzitur për fatin e dy vajzave të tij. Ai thotë: “Vajzat e mia vazhdojnë të rriten dhe më japin aq shumë gëzim.”

Sigurisht që çdo prind do e kishet të vështirë marrjen e një vedimi të tillë, prandaj dhe Ndiaye pranon t’i shohë kështu siç kanë lindur.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment