Showbiz

FOTO/ Babai i shtrirë në spital, rrezikoi infarkt në zemër! Mozzik i drejtohet Zotit: Ti vendos a do e lemë këtë botë, ti bën mrekulli…

Reperi Mozzik ka ndarë lajmin se fatmirësisht babai i tij ka shpëtuar nga një infarkt në zemër.
Featured image of article: FOTO/ Babai i shtrirë në spital, rrezikoi infarkt në zemër! Mozzik i drejtohet Zotit: Ti vendos a do e lemë këtë botë, ti bën mrekulli… Reperët, Mozzik dhe Getinjo me të atin.

KOSOVË– Reperi Mozzik ka postuar një foto nga dhoma e një spitali, ku në shtrat gjendet babai i tij. Me një postim ku falenderon Zotin dhe mjekët, që e shpëtuan, reperi ka ndarë lajmin se babai i tij ka rrezikuar një infarkt në zemër, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

E vetëm ti Zot je ai që bën mbrekullira,e që ti vendos se do a rrimë ende, a po do e lëmë këtë botë. Falë Zotit dhe mjekëve me intervenim të shpejtë e shpëtuam Babën Gazmend, nga infarktet në zemër. Kjo qenka jeta po të çuditka!Të Dua Bacalok. Faleminderit Zot! Faleminderit Mjekëve,”- shkruan Mozzik bashkëngjitur fotos nga spitali me babain e tij dhe vëllain, Getinjo.

Postimi i Mozzik.

Me sa duket rreziku është kapur në kohë, dhe babai i reperëve me origjinë nga Kosova është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

R.L/Dosja.al

Shto Koment