Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Berat, makina del nga rruga, rrutullohet disa herë dhe përfundon e përmbysur në arë. Plagoset rënë 20-vjeçari

VIDEO
Sipas informacioneve mësohet se një 20-vjeçar është plagosur rëndë dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Beratit.

BERAT- Një aksident i rëndë është regjistuar sot në aksin Berat- Lushnje. Sipas informacioneve mësohet se një 20-vjeçar është plagosur rëndë dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Beratit.

Makina me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar disa herë dhe ka përfunduar e përmbysur në një arë në fshatin Otllak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I riu ka qenë duke udhëtuar me mjetin e “Opel” me targa AA 264 NK dhe shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe. Kanë qenë banorët e zonës ata që pasi kanë dëgjuar xhurmën e përplasjes dhe kanë njoftuar policinë dhe kanë nxjerrë nga makina drejtuesin e mjetit.

Në vendngjarje kanë shkuar oficerë të policisë rrugore që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment