Rajoni

FOTO/ 7 persona u arrestuan pas sulmit ndaj policisë, njerëzit në Nea Smyrni nuk ndalen, dalin sërish në protest

Mësohet se sërish ka pasur një përplasje, midis protestuesve dhe policisë, ku këta të fundit kanë përdorur dhe gaz lotsjellës. 

GREQI-Vijojnë përplasjet midis policisë dhe banorëve në Nea Smyrni në Greqi. Sipas mediave greke, në grup njerëzish kanë dalë në protestë, pas arrestimeve të 7 personave gjatë ditës së sotme.

Mësohet se sërish ka pasur një përplasje, midis protestuesve dhe policisë, ku këta të fundit kanë përdorur dhe gaz lotsjellës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë ditë së sotme, në sheshin e Nea Smyrni, rreth 30 persona sulmuan disa oficerë policie të grupit DIAS, pasi këta po kryenin disa kontrolle për përdorimin e masave anti-Covid. Sipas burimeve, disa oficerë policie gjobitën një familje anëtarët e së cilës nuk kishin veshur maska, qytetarë të tjerë protestuan kundër kësaj lëvizjeje, si rezultat i së cilës situata doli jashtë kontrollit.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment