Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë, plagoset një person tek Ekonomiku (FOTO)

Burime nga vendi i ngjarjes shtojnë se janë përplasur dy makina dhe mësohet se një person është i plagosur.
Featured image of article: Aksident i rëndë në Tiranë, plagoset një person tek Ekonomiku (FOTO) Aksidenti në Tiranë

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Sipas fotove të siguruara nga Dosja.al, mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, mbi rrethrrotullimin tek Fakulteti Ekonomik.

Burime nga vendi i ngjarjes shtojnë se janë përplasur dy makina dhe mësohet se një person është i plagosur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve. Ende nuk ka një informacion zyrtar nga blutë e Tiranës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment