Aktualitet

Foshnja 2 muajshe me Covid, mjekja pediatre: Momentalisht është mirë, por s’ka siguri 100% që…

Gjeorgjina Kuli ka treguar se foshnja po merr trajtim spitalor bashkë me nënën e tij, duke shtuar se deri më tani ai është mirë dhe nuk ka vështirësi në frymëmarrje. 
Featured image of article: Foshnja 2 muajshe me Covid, mjekja pediatre: Momentalisht është mirë, por s’ka siguri 100% që… Gjeorgjina Kuli

TIRANË- Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të Pediatrisë ka dhënë detaje të tjera lidhur me infektimin e foshnjës 2 muajshe të infektuar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas mjekes Kule, foshnja po merr trajtim spitalor bashkë me nënën e tij, duke shtuar se deri më tani ai është mirë dhe nuk ka vështirësi në frymëmarrje. 

Deri tani janë referuar pak raste të rënda te fëmijët. Asnjëherë nuk mund të flasim me siguri 100% që fëmijët e kalojnë lehtë. Ka edhe fëmijë me sëmundje shoqëruese, sëmundje kronike. Nëse ekspozohen ndaj virusit mund ta kalojnë më rëndë sëmundjen dhe mund të paraqesin komplikacione. Po kështu edhe moshat e vogla, ashtu si në rastin e foshnjes që kemi të hospitalizuar që erdhi me temperaturë të lartë dhe prekje të mushkërisë. Deri tani fëmija është mirë, ruan parametrat e tij jetikë, nuk ka temperaturë prej 24 orësh, pi mirë, nuk ka shenja të vështirësisë në frymëmarrje. Uroj të mbetet deri në fund kështu,“-u shpreh ajo. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment