Politike

Formulari për administratën/ Bardhi i përgjigjet sfidës së Braçes: Hetim për kupolën e PS, na sqaro firmën për kazinotë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi përmend dosjet 184 dhe 339, ndërsa premton se demokratët do të denoncojnë para drejtësisë të gjithë shkeljet.
Featured image of article: Formulari për administratën/ Bardhi i përgjigjet sfidës së Braçes: Hetim për kupolën e PS, na sqaro firmën për kazinotë Gazment Bardhi

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje “sfidës” së bërë nga zv.kryeministri Erion Braçe, i cili kërkoi emra nga pretendimet e Partisë Demokratike për përdorimin e administratës për vota.

Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Bardhi përmend dosjet 184 dhe 339, ndërsa premton se demokratët do të denoncojnë para drejtësisë të gjithë shkeljet. Më tej, demokrati përmend rihapjen me ligj të kazinove dhe lojrave të fatit. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Erion Braçe të mos fyejë shqiptarët, se nuk i hanë më mashtrimet bajate! Ata i kanë parë erionbraçet e PS në dosjen 184 dhe 339 duke shantazhuar administratën dhe mësuesit për të votuar PS. Formulari është shpërndarë nga PS dhe këtë Erion Braçe e di shumë mirë. Po aq mirë e dinë punonjësit e ndershëm të administratës publike që sot ndjejnë mbi kurriz presionin e bandës në pushtet. Presioni ndaj administratës për të favorizuar në zgjedhje partinë në pushtet, është vepër penale. Erjon Braçe dhe kushdo tjetër bën mirë ta mësojë këtë! PD është e vendosur të përballë këdo me ligjin për çdo shkelje. Një hetim serioz, duhet të nisë që tani, për të zbuluar kupolën e PS, të përfshirë në shkelje ligji, jo vetëm me presionin ndaj administratës, por edhe për pazaret e dëshpëruara me bandat! Dhe meqë jemi tek pazaret me bandat: Erion Braçe bën mirë të flasë për firmën e tij në projektin e rikthimit të kumarit në rrugët dhe kullat qendrore të Tiranës,”-tha Bardhi.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment