Politike

Formula e re e koalicioneve? Deputeti i PS: Modalitetet teknike do i diskutojmë me çdo lloj opozite

Hyseni thotë se me këto ndryshime kushtetuese “lejohet hapja 100% e listave dhe kushdo që përpiqet të trumbetojë të kundërtën bën demagogji e tymnajë”
Featured image of article: Formula e re e koalicioneve? Deputeti i PS: Modalitetet teknike do i diskutojmë me çdo lloj opozite Alket Hyseni, deputet i PS

TIRANË– Deputeti i PS-së Alket Hyseni e quan ditë historike votimin e ndryshimeve kushtetuese të miratuara sot në Kuvend. Në një intervistë me skype me Ora News, deputeti Hyseni thotë se me këto ndryshime kushtetuese “lejohet hapja 100% e listave dhe kushdo që përpiqet të trumbetojë të kundërtën bën demagogji e tymnajë”

“Janë modalitetet teknike që do të përcaktohen Kodi Zgjedhor, të cilin uroj që ta kalojmë me opozitën jashtë parlamentit dhe atë parlamentare do të përcaktohet nëse do të jetë 2/3, më shumë apo 100%”

A do të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndryshimet kushtetuese nuk ndalojnë koalicionet para e pas zgjedhore. Janë e drejtë e secilës parti për tu grupuar në një sigël të vetëm siç e kanë të gjitha vendet e OSBE/ODIHR. Ne së bashku me cdo lloj opozite do të zgjedhim formulën për të adaptuar më të mirën e mundshme por nuk do të shpikim rregulla ndryshe nga e gjithë bota demokratike. Nuk mund të ketë koalicione mikse, amalgam listash brenda një koalicioni pasi pamundëson votimin dinjitoz të qytetarëve shqiptarë.

(Marrë nga Ora News)

Shto Koment