Sport

Formula 1,zbulohen dy raste me koronavirus, izolohen menjëherë

Kontaktet e dy individëve, të cilët nuk janë bërë të ditur kush janë dhe cfarë skuderie përfaqësojnë, janë izoluar për të evituar shpërndarjen e virusit në qytetin e Budapestit
Featured image of article: Formula 1,zbulohen dy raste me koronavirus, izolohen menjëherë Formula 1 Hungari

HUNGARI– Në Formula 1 kanë filluar rastet e para të infektimit me koronavirus. Ashtu si bën të ditur FIA, që cdo javë komunikon rezultatet e tamponeve të bëra mbi pilotët, skuadrat e anëtarët e skuderive, dy persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit e janë izoluar menjëherë. Sipas asaj që bën të ditur Federata automobilistike të dy personat nuk kanë qenë prezent në Austri në dy fundjavat e mëparshme të sezonit.

Të detyruar nga protokolli i kontrollit për të shmangur infektimet e mundshme brenda cirkusit, nga testet e kryera nga data 10 në 16 korrik dy kanë rezultuar të infektuar me Covid.

Kontaktet e dy individëve, të cilët nuk janë bërë të ditur kush janë dhe cfarë skuderie përfaqësojnë, janë izoluar për të evituar shpërndarjen e virusit në qytetin e Budapestit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment