Sport

Formula 1, fiton meksikani Perez. Një javë para fundit Hamilton dhe Mercedes, kampionë të botës

30-vjeçari meksikan Serxhio Perez, pas 190 garave në karrierë, fiton Grand Prix të Bahreinit. Shkëlqen i riu Xhorxh Rasëll, që zëvendësoi Hamilton, por ndriçimi i tij zbehet nga “gafat” e skuderisë Merdesedes në këtë fund-sezon
Featured image of article: Formula 1, fiton meksikani Perez. Një javë para fundit Hamilton dhe Mercedes, kampionë të botës
Përditësuar:

BAHREIN – Edhe pse i privuar nga pandemia e koronavirusit, me garat për Grand Prix të Bahreinit, është drejt përfundimit të sezonit sportiv për vitin 2020 në Formula 1. Britaniku Luis Hamilton ka fituar titullin e kampionit të botës për pilotë, i 7-ti për të në karrierë. Edhe skuderia Mercedes ka merituar titullin e kampionit për konstruktorët, ndonëse ka mbetur për t’u zhvilluar në fundjavë Grand Prix e Abu Dabit, e fundit në kalendarin sportiv të Formula 1.

Në garat e zhvilluara të dielën në cirkuitin e Sakhirit, në mungesë të Hamiltonit për shkak se piloti britanik është i prekur nga Covid-19, lufta për çmimin Grand Prix u zhvillua mjaft e ashpër midis pilotëve të tjerë, të cilët kishin rast për të fituar.

Dhe pas 190 garave në Formula 1, fitorja i buzëqeshi pilotit 30-vjeçar Serxhio Perez, i cili me makinën e tij Racing Piont, kaloi i pari vijën e finishit në Sakhir, duke u bërë edhe fitues i Grand Prix të Bahreinit.

Në këtë sukses të parë në karrierë të meksikanit, “ndihmoi” mjaft edhe rrëmuja e krijuar në bokset e Mercedesit, në ndërrimin e gomave të pilotit të ri britanik, 22-vjeçarit Xhorxh Rasëll, i cili zëvendësoi kampionin e munguar Luis Hamilton.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ja dhe renditja e sezonit, me pikët e grumbulluara nga pilotët, kur ka mbetur për t’u zhvilluar Grand Prix i Abu Dabit, të dielën e 13 dhjetorit:

B.T (Dosja.al)

Shto Koment