Sport

Formula 1: Hamilton triumfon edhe në Grand Prix të Spanjës

Pasi dje ka fituar “pole-position” numër 100, kampioni i botës në fuqi, piloti britanik i Mercedesit triumfon sot edhe në garën zyrtare në pistën e Montmelos
Featured image of article: Formula 1: Hamilton triumfon edhe në Grand Prix të Spanjës
Përditësuar:

SPANJE – Është mbyllur Grand Prix i Spanjës në Formula 1. Pas 66 xhirove në pistën e Montmelos, fitues ka dalë piloti britanik Luis Hamilton me makinën e tij Mercedes, duke lënë pas Maks Verstapen të Red Bull dhe shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas.

Ishte një garë e fortë, ku shumicën e kohës udhëhoqi piloti holandez Verstapen, por britaniku, kampion i botës në fuqi, arriti ta parakalojë atë në xhirot e fundit, për t’u shpallur triumfues në fundin e garës.

Një garë të mirë zhvilloi dhe pilot i Ferrarit, Charles Leclerc i cili doli në vendin e 4-t. Garë zhgënjyese për ish-kampionin e botes, Sebastian Vettel, i cili u rendit në vendin e 13-të me makinën e tij të re Aston Martin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ja dhe renditja përfundimtare pas 66 xhirove për Grand Prix të Spanjës:

B.T (Dosja.al)

Shto Koment