LIVE UPDATES
Politike

Formohet grupi kundër Bashës, “Për PD-në”, Harxhi: Të mësojë nga Berisha!

6 Maj 2021, 10:18 Nga DOSJA
Formohet grupi kundër Bashës, “Për PD-në”,

TIRANË– Grupimi “Për PD-në”, ku janë bashkuar Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj, Indrit Hoxha, kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike. Grupimi quhet “Për PD-në”, sipas Edith Harxhit e cila lexoi një deklaratë të përbashkët, reformimin e kësaj force politike.


Deklarata e plotë

Shqipëria u përball me zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, pas një periudhe 8-vjeçare të një qeverisjeje të korruptuar, të kriminalizuar dhe klienteliste, që e ka çuar vendin në varfëri të tejskajshme, në humbjen e shpresës dhe, për pasojë, në braktisjen masive të vendit nga qytetarët.

Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se kontrolli, kushtëzimi dhe tjetërsimi i votës, shit-blerja e saj, përdorimi i administratës shtetërore dhe i të gjitha burimeve të tjera publike dhe private, përdorimi i paligjshëm i të dhënave vetjake të qytetarëve ishin vetëm disa nga elementët thelbësorë të strategjisë që përcaktuan rezultatin zgjedhor.
Por, ne, gjithashtu, jemi të vetëdijshëm se Partia Demokratike nuk frymëzoi e mobilizoi qytetarët dhe nuk siguroi mbështetjen për fitore kundër një qeverisjeje të lodhur nga korrupsioni, skandalet, krimi. Prandaj, zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të humbeshin.

Zgjedhjet janë humbur njësoj, me rezultat të njëjtë si në vitin 2017. Partia Socialiste (PS) dhe aleatët e saj kanë 77 vende në Kuvend, si edhe më parë. Opozita ka vetëm 63! Çvendosja e votave nga PD tek LSI në vitin 2017 dhe nga LSI tek PD në vitin 2021 nuk është fitore dhe nuk e mbulon humbjen. PD nuk po garonte për vend të dytë kundër LSI. PD ose fiton ose humb. Pjesëmarrja me 46% në zgjedhje, po aq sa në vitin 2017, është një tregues domethënës se PD nuk i frymëzoi, nuk i mobilizoi qytetarët dhe as nuk siguroi mbështetjen për fitore! Votuesi tradicional i partisë, që votoi në vitin 2017, nuk u kthye në kutitë e votimit.

Jemi të vetëdijshëm se përgjegjësia për zgjedhjet është përgjegjësi politike e drejtuesve të lartë të partisë. Në politikë një drejtues mban përgjegjësinë e dështimit, pavarësisht nga arsyet e dështimit. Kryetari i Partisë Demokratike dhe drejtuesit e lartë të partisë duhet të marrin përgjegjësitë për këtë humbje kaq të rëndë. Partia Demokratike ka shembull të një sjelljeje politike e qytetare. Z. Sali Berisha, dhe drejtues të tjerë të lartë të saj morën përgjegjësinë dhe vendosën një standard. Largimi, dorëheqja e parevokueshme e z. Basha, jo vetëm nuk është fundi i PD-së por është fillimi i ringritjes së saj. Ai i detyrohet partisë.

Mendojmë se mospjesëmarrja në reformën për ndarjen administrative dhe përqëndrimi i pushtetit në qytetet-qendra solli mbizotërimin e PS në territor dhe shkëputjen e qytetarit nga pushteti vendor. Mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore të vitit 2019 i la fushë të hapur socialistëve. Premtimi që zgjedhjet nuk do të mbahen doli i pavërtetë dhe sot PD nuk ka asnjë të zgjedhur a zyrtar në nivel qëndror e lokal. Mendojmë se dalja nga parlamenti i dhuroi PS-së hapësirën mediatike dhe sheshbetejën politike. Për më tepër, dalja nga parlamenti lejoi hyrjen në parlament të listës së PD-së që rezultoi e shitur dhe se ishte përzgjedhur në mungesë të plotë të përgjegjësisë politike nga LB. Me ata u krijua një shumicë kushtetuese nga PS që bëri të mundur epërsinë e saj me ligj. Partia Demokratike u bë e parëndësishme institucionalisht. Marrëveshja e 5 majit 2020, me gjithë pasojat e saj, si dhe pamundësimi i koalicioneve zgjedhore, dëmtoi në mënyrë të pakthyeshme PD-në dhe aleatët.

Brenda partisë, kryetari nuk mori përgjegjësi për humbjen e viti 2017. Më pas, zgjedhjet për kryetarin e PD, me mospjesmarrjen e gjerë të anëtarësisë, nxorrën një kryetar pa mbështetje dhe pa legjitimitet. Në Kuvendin e PD të vitit 2019 u përjashtuan të gjithë ata që kishin kërkuar analizë dhe marrjen e përgjegjësive.
Lista e vitit 2021 ishte sërish lista e kryetarit, i cili emëroi kryesuesit në disa qarqe me vendim vetjak, kurse lista e plotë thjesht u lexua me zë dhe pa figurë on-line një orë para depozitimit në KQZ. Kryetari nuk kishte mësuar asgjë nga humbja e vitit 2017 por dhe nuk kishte harruar asgjë. Shkelja që ai i bëri Statutit të partisë ishte e njëjtë si në vitin 2017.

Vendi është në duart e pak njerëzve që vendosin për gjithçka: ekonominë, tregun, mediat, partitë. Çdo vendim merret në shërbim të shumë pak njerëzve. Shteti është i kapur; maxhoranca e kapur; opozita e kapur. Nuk funksionon shteti ligjor dhe liria e personit, nuk funksionon tregu, nuk funksionon administrata, nuk funksionojnë partitë. Njeriu i thjeshtë nuk është i përfaqësuar. Pushteti lokal është lart dhe larg qytetarit, ky nuk është i përfaqësuar dhe komuniteti nuk ka më vlerë. Parlamenti del nga listat e kryetarëve, deputeti nuk ka lidhje me zgjedhësin por me kryetarin e partisë së tij. Partitë janë kthyer në ndërmarrje personale ose familjare, nuk diskutohet, nuk merren vendime institucionalisht dhe nuk përfaqësojnë. Kriza e demokracisë shqiptare është krizë e përfaqësimit. Zëri dhe vota nuk dëgjohen, nuk vlejnë dhe nuk kanë dinjitetin që u takon. Ato shtypen, blihen, korruptohen. Në këtë mjedis korrupsioni mbretëron. Krimi i ka dyert e hapura deri në qeveri. Sistemi partiak ka mbyllur çdo hapësirë të mendimit të lirë ku shoqëria civile në shumicë janë bërë zvarritje e PS-së, autonomia e universiteteve është e kompromentuar.

Rreziku më i madh që na kanoset është përshtatja e qytetarëve me këtë gjendje, pranimi i pafuqisë së tyre e të votës së tyre. Ky rrezik në PD mund të krijojë sindromën e humbësit dhe glorifikimit të humbësit dhe çmobilizon votuesin e PD.

Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që ka dhënë kontribute themelore për demokracinë në vend. Jemi të bindur se vetëm ajo mund të luftojë për lirinë e individit dhe autonominë e personit, autonominë e komuniteteve, votën e lirë dhe të ndershme, barazinë e operatorëve në treg, lirinë akademike, etj. PD duhet t’i kthehet rrënjëve të saj, traditës më të mirë të saj dhe të shikojë nga e ardhmja për një vend të lirë e modern: të lirë nga krimi dhe korrupsioni, të lirë nga kapja e partive dhe institucioneve nga një grusht njerëzish. PD duhet të koregjojë edhe gabimet e veta dhe të orientohet pa mëdyshje nga liria e individit, familja, tregu, prona, shoqëria, autonomia lokale, demokracia partiake. Reformimi i PD-së është parakusht, nuk mund të bëjmë zgjedhje të lira në vend kur nuk i bëjmë në parti, nuk mund të ketë liri në vend kur nuk ka në parti, nuk mund të kërkojmë një qeverisje më të mirë në vend kur nuk qeveriset mirë partia, nuk mund të luftojmë korrupsionin në vend kur korrupsioni gëlon në krye të partisë.
Ne propozojmë një reformim të thellë të Partisë Demokratike, modelin e hapjes dhe bashkimit, kthimin në një progam të qartë të së djathtës konservatore moderne, ndryshimet statutore që t’i hapin rrugën përfaqësimit brenda partisë dhe të zgjedhurve të saj, debatit të lirë dhe ringritjes së dinjitetit të anëtarit dhe institucioneve të saj, primareve për demokratët brenda dhe jashtë vendit. Kjo PD mund ta nxjerrë vendin nga kriza politike. Kjo PD mund të përfaqësojë interesin qytetar dhe interesin e vendit. Vetëm kjo PD mund të fitojë. Ky grup, Për PD-në është i hapur, ne bëjmë thirrje për reflektim dhe ftojmë të mblidhemi rreth principeve jo personave, idealeve themeluese të PD-së që janë po aq aktuale sot sa 30 vjet më parë dhe modeleve e traditave më të mira të PD-së në këto vite.

Kërkojnë largimin e tij! Mblidhet grupi anti-Basha në PD: Kërkojmë hapjen e një procesi politik dhe reformim pas humbjes së zgjedhjeve

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike doreheqja e bashes lulzim basha doreheqja e bashes lulzim basha

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni