Rajoni

Formimi i qeverisë së re Parlamentare/ Kush është maqedono-shqiptari që po spekulohet si kryeministër (EMRI)

Në bazë të mediave vendase që kanë raportuar për situatën aktuale politike në vend, mësohet se nga burime partiake është përmendur edhe emri i diplomatit, Llazar Elenovskit.
Featured image of article: Formimi i qeverisë së re Parlamentare/ Kush është maqedono-shqiptari që po spekulohet si kryeministër (EMRI) Lazar Elenovski

 MAQEDONI E VERIUT- Ka kaluar afro një muaj që prej zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut dhe ende nuk është rënë dakord për emrin e kryeministrit që do të qeverisë këtë shtet. Do të jetë një maqedonas apo shtetas shqiptar lideri i ri i Maqedonisë.

Në bazë të mediave vendase që kanë raportuar për situatën aktuale politike në vend, mësohet se nga burime partiake është përmendur edhe emri i diplomatit, Lazar Elenovskit.

Ndërkohë ditën e sotme zëdhënësi i partisë, Dimçe Arsovski u shpreh se VMRO-DPMNE është duke punuar për të formuar shumicë parlamentare, ndërsa shtoi se ai “as nuk i konfirmon dhe as i mohon informacionet nga burime të pakonfirmuara dhe të paidentifikuara” që partia i ka ofruar qëndrimet me BDI-në për të formuar qeveri.

Media maqedonase “Lajm” siç shkruan dhe “Mia.mk” referuar burimeve partiake, mbrëmjen e së martës ka publikuar se VMRO-DPMNE dhe BDI-ja janë para marrëveshjes për formim të Qeverisë me kryeministër shqiptar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas të njëjtave burimeve liderët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Hristian Mickoski janë dakorduar se kryeministër i parë do të jetë Lazar Elenovski , i cili do të deklarohet edhe shqiptar edhe maqedonas. Në këtë mënyrë BDI do të ketë arsyetim se e ka realizuar kërkesën për kryeministër shqiptarë, ndërsa edhe anëtarësia e VMRO-DPMNE-së  nuk do të ketë tensione, sepse për Elenovskin do të jetë e qartë se ‘deklarimi që është shqiptar është vetëm për nevojat e politikës ditore.

Do t’u drejtoja publikisht ta pyesni LSDM-në të publikojnë me cilat parti kanë formuar shumicë parlamentare, cilët janë partnerët e koalicionit të LSDM-së, të japin hollësi, sepse fjalët të cilat mund t’i shihnim mbrëmë nga ana e tyre në media, gjegjësisht nga burimet e tyre LSDM-ja e ka shumicën nuk janë të mjaftueshme për të formuar qeveri, por duhet 61 deputet të dakordohen për këtë.”- ka deklaruar Arsovski.

A.C/Dosja.al

Shto Koment