AktualitetSport

Edy Reja gjen fitoren e parë me stolin Kuq e Zi, Cikalleshi e Ramadani ngrenë në peshë stadiumin

Trajneri Reja ka zgjedhur pesë titullarë të rinj nga ndeshja me Islandën. Cikalleshi ka arritur të shënojë për Shqipërinë në minutën e 66-të. Në minutën e 92-të Ylber Ramadani shënon golin e parë në debutimin e parë me Shqipërinë.
Featured image of article: Edy Reja gjen fitoren e parë me stolin Kuq e Zi, Cikalleshi e Ramadani ngrenë në peshë stadiumin Moment nga ndeshja
Përditësuar:

ELBASAN- Është zhvilluar sfida në stadiumin “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Moldavisë, e vlefshme për fazën eliminatore të Europianit Euro 2020.


Edy Reja, ka ardhur me ndryshime pas humbjes ndaj Islandës, ndërsa kërkon fitoren e tij të parë nën drejtimin e kombëtares.

Ndryshe nga ndeshja me Islandën, trajneri Edy Reja ka zgjedhur pesë titullarë të rinj në formacionin fillestar.

Formacioni i ndeshjes

Në portë është Berisha, më pas në mbrojtje Veseli; Mavraj; Ismajli dhe Hysja. Sulmin do ta ndihmojë Lenjani, Ramadani dhe Kaçe. Ndërsa në sulm është treshja Sadiku, Uzuni dhe Abrashi.

Në grupin H të eliminatoreve të EURO 2020 janë: Franca, Islanda, Turqia, Shqipëria, Moldavia dhe Andorra.

Në minutën e 66-të, ka qenë Cikalleshi ai që ka kaluar kuqezinjtë në avantazh, për të ardhur në minutën e 92′-të, kur Ylber Ramadani, do të shënonte golin e dytë dhe të parin me fanelën Kuq e Zi.

(k.m; B.B & a.s/dosja.al)

  • 22:35

    Ylber Ramadani ngre në këmbë Elbasan Arenën, shënon në deputim. Ulet në mes të fushës dhe bën sexhde

    Ylber Ramadani, është i besuari i Edy Rejas në ndeshjen e dytë të tij. I futur në fushën e lojës që nga minuta e parë, Ylber Ramadani i cili luante lojën e parë me kombëtaren, arriti të shënojë në minutën e 72-të. 

    Goli i Ramadanit ka ngritur në këmbë të gjithë stadiumin, ndërsa futbollisti është përkulur në mes të fushës, duke bërë sexhde falënderuese ndaj Zotit, veprim ky që bëhet nga besimtarët muslimanë. 

    Ai u ndëshkua me karton të verdhë për shkak se hoqi bluzën gjatë festimit, por ky karton do të jetë më i ëmbli në karrierën e tij. Ai shënon gol që në debutimin e parë për kombëtaren. 

  • 22:08

    Tundet rrjeta e moldavëve, Cikalleshi shënon për Shqipërinë

    Vetëm pak minuta pasi hyri në fushën e lojës, sulmuesi nga Kavaja, Sokol Cikalleshi, ka arritur të gjejë rrugën e golit.

    Pas kombinimit me Roshin, Cikalleshi arriti të devijojë topin drejt rrjetës së skuadrës moldave.

  • 21:30

    Shqipëri-Moldavi, 45 minuta sulme, mungon goli për kuqezinjtë

    Sfida që po zhvillohet në stadiumin Elbasan Arena, mes Shqipërisë dhe Moldavisë, në 45 minutat e saj të para është karakterizuar nga sulmet e vazhdueshme të kuqezinjve por pa arritur të finalizojnë.

    Pavarësisht provave, goli që do t’i jepte një frymëmarrje e rrjedhë tjetër lojës.

    Moldavët të cilët do të mjaftoheshin me një barazim, janë mbyllur në mbrojtje, e cila deri më tani ka rezultuar e pakalueshme.

Shto Koment