Aktualitet

‘Fordi’ përplas këmbësoren në Berat, 55-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kombinat” dhe e lënduara është një grua me iniciale S.M, 55 vjeç.
Featured image of article: ‘Fordi’ përplas këmbësoren në Berat, 55-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital Foto ilustuese

BERAT- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në Berat, ku një mjet ka përplasur një këmbësore.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kombinat” dhe e lënduara është një grua me iniciale S.M, 55 vjeç.

55-vjeçarja është transportuar menjëherë drejt spitalit të Beratit, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Gruaja u përplas nga një 41-vjeçar, i cili po drejtonte një mjet tip ‘Ford’.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:10 në vendin e quajtur “Kombinat”, shtetasi F.H,41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren S.M, 55 vjeç, e cila është transportuar në Spitalin Rajonal Berat në gjendje të pastabilizuar për jetën. Grupi hetimor në vendgjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment