Aktualitet

Po vinin nga Greqia, makina del nga rruga në Fier, shpëton mrekullisht familja/ Shoferi tregon minutat e ankthit: E preva timonin por…

Makina e aksidentuar ishte me targa greke, ndërsa familja që vinte nga Greqia kishte si destinacion qytetin e Durrësit.
Featured image of article: Po vinin nga Greqia, makina del nga rruga në Fier, shpëton mrekullisht familja/ Shoferi tregon minutat e ankthit: E preva timonin por… Foto ilustruese

FIER– Një automjet tip “Ford Fokus” me targa greke ka dalë nga rruga në rotondën e aksit nacional Fier – Tepelenë. Shoferi ka treguar se pas aksidentit, nuk i hapeshin dyert e automjetit dhe ishin detyruar që të dilnin nga xhamat.

Makina e aksidentuar ishte me targa greke, ndërsa familja që vinte nga Greqia kishte si destinacion qytetin e Durrësit.

“Kisha njerëzit e mi. Gruan, çupën, nusën e nipçes dhe çupën e tij. E preva timonin nga ana tjetër. Vinim nga Greqia,”- tha shoferi.

 Njoftimi i policisë:

Fier

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, automjeti tip “Ford Fokus” me drejtues shtetasin V.S., ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marë dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetaset M.S., Z.S., A.S. dhe E.S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment