
TIRANË– Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë. Kështu njofton, përmes një postimi në Facebook, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bën me dije se për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane, fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare.
Xhaçka ka theksuar se këta avionë kanë përdorur bazën e Rinasit, por edhe atë të Kuçovës, ku është shënuar ulja e parë në 20 vite të një avioni me përmasa të tilla.
“Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë. Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa|”, shkruan Xhaçka.
Në muajin gusht të vitit 2018, u dha lajmi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kucovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë. Baza ajrore e Kuçovës do të shëndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar shkon në shifrat e 50 milionë eurove.
(a.m/dosja.al)