Politike

Forcat e Armatosura i bashkohen nismës për të dhuruar gjak, Xhaçka: Efektivët dhe civilët nga të gjitha forcat treguan humanizmin për njerëzit në nevojë

Xhaçka ka publikuar foto të ushtarakëve të cilët po i nënshtrohen proçesit të dhënies së gjakut, duke shkruar se ata janë të parët që i përgjigjen këtij apeli.
Featured image of article: Forcat e Armatosura i bashkohen nismës për të dhuruar gjak, Xhaçka: Efektivët dhe civilët nga të gjitha forcat treguan humanizmin për njerëzit në nevojë Forcat e armatosura
Përditësuar:

TIRANE– Forcat e Armatosura kanë dhuruar gjak për personat që kanë më së shumti nevojë. Këtë e ka bërë të ditur ministrja Olta Xhaçka në ‘Facebook”.

Ajo ka publikuar foto të ushtarakëve të cilët po i nënshtrohen proçesit të dhënies së gjakut, duke shkruar se ata janë të parët që i përgjigjen këtij apeli.

Kur bëhet fjalë për të shpëtuar jetë, Forcat e Armatosura janë të parët. Qendra e Transfuzionit nis fushatën për dhurimin e gjakut dhe Forcat e Armatosura janë të parët që i përgjigjen apelit. Efektivë dhe civilë nga të gjitha forcat treguan sërish humanizmin e tyre për bashkatdhetarët tanë më në nevojë”, shkruan ministrja Olta Xhaçka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment