Sport

“Forca Shqipëri”, Gianni De Biasi nuk harron ‘shtëpinë e dytë’, organizon fushatë për mbledhje fondesh (VD)

Me anë një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ish-tekniku i kuqezinjve ka dhënë një mesazh sensibilizues për të gjithë bashkëkombësve të tij.
Featured image of article: “Forca Shqipëri”, Gianni De Biasi nuk harron ‘shtëpinë e dytë’, organizon fushatë për mbledhje fondesh (VD) Fushata e organizuar nga De Biasi

ITALI- Ish-trajneri i kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi i është bashkuar fushatës së mbledhjes së fondeve për përballimin e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë e Durrës.  De Biasi është bërë promotor i një fushatë në Itali në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ish-tekniku i kuqezinjve ka dhënë një mesazh sensibilizues për të gjithë bashkëkombësve të tij.

Në 14 dhjetor miqtë e mijë organizojnë një aktivitet çiklistik për mbledhje fondesh, që do i vijnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Ju ftoj të marrim pjesë të gjithë, të shumtë në numër. Edhe ne mund të japim ndihmën tonë. Forca Shqipëri”, shkruan De Biasi.

Pak ditë më parë Shqipëria u përfshi nga një tërmet shkatërrues ku vdiqën 51 persona dhe 913 të tjetër mbetën të plagosur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat u përcollën për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ku shpëtuan më shumë se 50 perona nën rrënoja. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Shumë godina janë shpallur të pabanueshme dhe ka nisur shembja e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment