Showbiz

FORBES tha se Kylie Jenner nuk është miliardere, mashtroi për pasurinë e saj/ Reagon 22 vjeçarja: Supozime të paprovuara…

Kylie Jenner për dy vite më radhë është zgjedhur miliarderja më e re në botë nga revista Forbes mirepo e njëjta revistë është shprehur se të ardhurat e Kylie nuk e bëjnë atë miliardere dhe se ajo ka gënjyer në lidhje me biznesin dhe suksesin e saj.
Featured image of article: FORBES tha se Kylie Jenner nuk është miliardere, mashtroi për pasurinë e saj/ Reagon 22 vjeçarja: Supozime të paprovuara… Kylie Jenner
Përditësuar:

AMERIKE-Forbes shkruan se biznesi i Kylie Jenner është shumë më i vogël nga se njerëzit e besojnë. Sipas tyre 22 vjeçarja pretendon se zotëron një biznes që kap shifra marramendëse.

Forbes thotë se llogaritjet e tyre të reja e vendosin pasurinë personale të Kylie në pak më pak se 900 milionë dollarë.

Kylie akuzohet nga revista për falsifikim të deklaratave tatimore.

Kylie Jenner

Këto pretendime kanë nxitur reagim nga 22 vjeçarja, e cila është shprehur e revoltuar përmes disa postimeve në Twitter.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me çfarë po zgjohem. Unë mendova se kjo ishte një sit me reputacion .. të gjitha ato që shoh janë një numër i deklaratave të pasakta dhe supozime të paprovuara. Kurrë nuk kam kërkuar ndonjë titull ose jam përpjekur të arrijë atje”, ka shkruar Kylie.

Mund të emëroj një listë me 100 gjëra më të rëndësishme tani sesa të fiksoheni se sa para kam”, u shpreh Kylie.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment