Politike

Foto/ Me ngjyrë të verdhë dhe gjithë gjelbërim, kjo është vila e Lleshajt te Gjiri i Lalëzit, sot ia përmendi Bardhi

Kjo është vila që zotëron ministri i Brendshëm.
Featured image of article: Foto/ Me ngjyrë të verdhë dhe gjithë gjelbërim, kjo është vila e Lleshajt te Gjiri i Lalëzit, sot ia përmendi Bardhi Vila e Sander Lleshajt

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar mbrëmjen e sotme ministrin e Brendshëm Sandër Leshaj se ka dy shtëpi të padeklaruara.

Referuar deklaratëve të këtij të fundit në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re, Bardhi u shpreh se Lleshaj nuk ia di vlerën një shtëpie të ndërtuar me djersë, sepse vetë ka dy villa të padeklaruara.

Dosja.al ju sjell më poshtë fotot e shtëpisë-vilë që Lleshaj ka në bregdetin e Gjirit të Lalëzit.  Vila është e lyer me ngjyrë të verdhë dhe me të bardhe dhe rrethohet nga gjelbërimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në kohën kur media CNA.al, botoi lajmin raportoi se ministri e ka fshehur ta deklarojë këtë pasuri të tijën në formularin e pasurisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment