Kuriozitete

I dërgonte çdo ditë mesazhe babait të vdekur, katër vite më vonë 23-vjeçares i vjen mesazhi i papritur: Përshëndetje shpirt…(FOTO)

I shkruante çdo ditë babait të saj të vdekur, pas 4 vitesh vajza merr përgjigjen që nuk e kishte imagjinuar kurrë: Përshëndetje shpir
Featured image of article: I dërgonte çdo ditë mesazhe babait të vdekur, katër vite më vonë 23-vjeçares i vjen mesazhi i papritur: Përshëndetje shpirt…(FOTO) Chastity Patterson

SHBA- Një histori aspak e zakontë ka ndodhur në SHBA, ku një vajzë 23-vjeçare ka folur për katër vjet me rradhë me babain e saj të vdekur. Është vërtetë e çuditshme, por ja që ka ndodhur me  23-vjeçaren Chastity Patterson e cila historinë e trishtë e ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Duke qenë se ajo nuk e përballonte humbjen e të atit, vazhdoi sërish t’i shkruante mesazhe në numrin e tij të celularit pavarësisht se ai  kishte ndërruar jetë.

Por çuditërisht dikush i ktheu përgjigje nga ana tjetër e telefonit, dhe vajza vazhdoi të fliste duke besuar se është babai i saj.

Pra për katër vite me rradhë 23-vjeçares amerikane i kishte kthyer përgjigje një i huaj i cili  kishte humbur vajzën e tij në një aksident me makinë.

 “Përshëndetje shpirt, nuk jam babai jot por mesazhet e tua më kanë mbajtur gjallë. Je një vajzë e mrekullueshme dhe do më kishte pëlqyer që vajza ime të ishte bërë si ti”.-i shkruan burri nga ana tjetër, dhe ky është momenti kur Patterson kupton se nuk  ka qenë i ati ai me të cilin ka folur për 4 vjet me rradhë mes mesazhe në celular.

Unë i kam shkruar çdo ditë babait tim për katër vjet rresht për ta mbajtur në dijeni se çfarë kam bërë këto vite. I kam treguar çdo gjë dhe si i kaloj ditët. Ditën e sotme më erdhi një sinjal prej tij që është gjithçka në rregull dhe duhet ta lë të prehet i qetë.’-shprehet vajza teksa tregon se çuditërisht mesazhi që i tregoi të vërtetën ka ardhur pikërisht në ditën e 4-vjetorit të tij.

Burimi: Thecount  

A.C/Dosja.al 

Shto Koment