Politike

“Folës i paguar”/ Grida Duma flet pas SHERRIT me Frrok Çupin: Përgjigjen do ta marrin siç e meriton (Mesazhi për Ballën)

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka reaguar pas debatit të ashpër që kaloi dhe në fyerje personale me analistin Frrok Çupi. Ajo ka dhene pergjigje per te gjithe ata qe e sulmuan.
Featured image of article: “Folës i paguar”/ Grida Duma flet pas SHERRIT me Frrok Çupin: Përgjigjen do ta marrin siç e meriton (Mesazhi për Ballën) Grida Duma

TIRANË– Ish deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka reaguar pas debatit të mbrëmshëm që kishte me Frrok Cupin në emisionin ‘Open’.

Duma shkruan se qëndrimi i saj ishte në proporcion të asaj që meritojnë batakçinjtë, mbllaçitësit dhe pagatorët që dërdërllisin mesazhet që i porosit zyra e propagandës së Ramës.

‘Durimi i tepërt nuk është më edukatë e mirë, por dobësi e keqe që i bën dëm të madh sot vendit. Përgjigjen do ta marrin si e meritojnë!’- shkruan ish-deputetja në Facebook.

Duma i drejtohet Ballës i cili pak orë më parë tha se ish deputetja përdori një fjalor rruge ndaj Çupit. Ajo shkruan se Balla i fshihet batakut të ulët që ndodhen pas betejës së humbur në debatin politik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimi i Grida Dumës:

Të nderuar miq, Sot përfaqësues të qeverisë për t’ju fshehur nga bataku të ulët ku u gjenden për shkak të një beteje të humbur në debatin publik, e mbi të gjitha të dështuar në rrugëtimin europian; mbllaçisin sërish se sa shumë paskam goditur mbrëmë një folës të paguar e të instruktuar të tyrin. Qëndrimi i mbrëmshëm dhe çdo tjetër i tillë do të jetë edhe më shumë se në proporcion të asaj që meritojnë batakçinjtë, mbllaçitësit dhe pagatorët që dërdëllisin mesazhet që i porosit zyra e propagandës së Ramës. Guximi i pacipë dhe pretendimi i këtyre që pasi vjedhin, përfitojnë, shkelin u dashka ti ruash edhe tonin e sjelljen sepse kanë iluzionin që do t’i marrin frymën, do t’i heqin zërin, mendjen e veprimin e shqiptarëve, do marrë këtë dhe më shumë se kaq si kundër përgjigje. Asnjë kompleks me këtë! Durimi i tepërt nuk është më edukatë e mirë, por dobësi e keqe që i bën dëm të madh sot vendit. Përgjigjen do ta marrin si e meritojnë! Në aq sa mund të shprehet në një status, kam falenderim për gratë e admirueshme të këtij vendi veçanërisht, të cilat më kanë shkruar me respekt për forcën. Unë e di, e di se si gratë që bëjnë betejë në çdo element të jetës në këtë vend kanë forcën e dhënë nga Zoti, për tu përmbajtur ndaj llumit kur u del përpara. Kanë forcën për ta skalitur fitoren e vet me durimin e një heroine. Çdo herë, në çdo çast të vetëm që do të guxojnë të gjuajnë me llucin nga gjenden, do duhet të mësojnë që duke u shitur prej 30 vitesh edhe paratë me të cilat janë blerë, nuk do jenë dot mbrojtje e përjetshme për askënd. Çdo herë që do guxojnë të gjuajnë me këtë llucë do duhet të dinë që Shqipëria edhe pa dashjen e tyre ka burra e gra që do ta çojnë këtë vend në perëndim me të përditshmen e tyre. Ka gra e burra që me vlerat që kanë, ndërtojnë shumë më mirë se mbetjet e kohërave të errëta që jetojnë si shushunja në damarët e zhvillimit.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” një debat që kishte në fokus dështimin e Shqipërisë për të hapur negociatat me bashkimin Evropian degjeneroi në disa sulme seksiste të njëpasnjshme nga Frrok Cupi, kundrejt Grida Dumës. Etiketimet e Cupit se “Duma ishte një vajzë e bukur”, duke nënkuptuar se nuk është adapte për politikën, nuk u pritën mirë as nga të ftuarit në studio. Për t’u mbrojtur, Duma iu përgjigj Cupit duke i thënë se ishte një njeri i paguar për të folur dhe e quajti “llumin” e shoqërisë.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment