Politike

FNSH-ja ‘zbarkon’ në Divjakë, kreu i PD-së Korreshi: Po shoqërojnë komisionerët! Enkelejd Alibeaj mbërrin në vendngjarje

Në një dalje LIVE në Facebook ku shihet se janë mbledhur forcat te shumta policie, Korreshi shprehet se shoqërimet janë bërë pa të drejtë nga FNSH-të.
Featured image of article: FNSH-ja ‘zbarkon’ në Divjakë, kreu i PD-së Korreshi: Po shoqërojnë komisionerët! Enkelejd Alibeaj mbërrin në vendngjarje

DIVJAKË– Kreu i Partisë Demokratike në Lushnje, Saimir Korreshi ka denoncuar Policinë e Shtetit mbrëmjen e sotme, pasi sipas tij po shoqërojnë pa të drejtë komisionerët, kur na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e votimit më 25 prill.

Në një dalje LIVE në Facebook ku shihet se janë mbledhur forcat te shumta policie, Korreshi shprehet se shoqërimet janë bërë pa të drejtë nga FNSH-të.

Përshëndetje, jam Saimir Korreshi. Kjo është policia e Shtetit që bën shoqërime të paligjshme tani natën. Bëhen me urdhër të shefit të komisariatit që duhet të ishte arrestuar me kohë,”- thotë Korreshi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dosja.al ka mësuar se në Divjakë pas kësaj ngjarjeje ka mbërritur edhe Enkelejd Alibeaj.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment