
TIRANË– Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka komentuar raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë. E ftuar në emisionin “Open”, pedagogia Zana Guxholli i ka kërkuar që të bëjë kujdes me marrjen e borxheve, pasi në këtë pikë kemi marrë edhe një paralajmërim nga ana e FMN-së.
PJESË NGA EMISIONI:
Zana Guxholli: Paratë e borxhit kanë shkuar në xhepat e qytetarëve, apo në vepra. Jo thotë FMN kujdes shpezimet e tepërta.
Anila Denaj: Po edhe unë e kam kujdes.
Zana Guxholli: PPP i ke të pakontrolluara
Anila Denaj: Ku e thotë? A rrezikojmë likuiditet? Jo nuk rrezikojmë. Sepse kujdesi i FMN është dy herë, ne 10 herë.
Zana Guxholli: Po do marrësh borxh moj prandaj.
Anila Denaj: Nuk jep njeri borxh por nuk je i besueshëm.
Zana Guxholli: Po pse ndodhi kriza e 2007? Sepse u dhanë kredi.
(k.m/dosja.al)