LIVE UPDATES
Ekonomi

FMN nxjerr bllof qeverinë për rindërtimin, deri në shtator u realizua vetëm 8% e planit vjetor, s’ka transparencë

2 Dhjetor 2020, 06:03 Nga DOSJA
FMN nxjerr bllof qeverinë për rindërtimin, deri në shtator u

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një raport të fundit ka hedhur dritë mbi fondet që janë shpenzuar për rindërtimin në krahasim me planifikimin fillestar në buxhetin e këtij viti.

Sipas FMN-së, është i dukshëm mosrealizimi për rindërtimin pas tërmetit, që në shtator ishte vetëm 8 për qind e totalit vjetor të buxhetuar.

Në raportin e FMN-së thuhet: “Shpenzimet totale u rritën me 5.5 për qind me bazë vjetore, po janë të nënrealizuara në krahasim me planin e buxhetit. Ky nënrealizim është veçanërisht i dukshëm për rindërtimin pas tërmetit, me shpenzimet që në shtator ishin vetëm 8 për qind të planifikimit buxhetor vjetor”.

Në buxhetin e 2020-s, shuma totale e parashikuar për rindërtimin ishte 34 miliardë lekë, ose 270 milionë euro. Sipas këtyre të dhënave, deri në shtator, qeveria kishte shpenzuar vetëm rreth 22 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit (koment i Monitor).

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, me pasoja shkatërruese në dëme materiale dhe 51 jetë të humbura, shkaktoi dëme prej 1 miliardë eurosh, sipas raportit të vlerësimit të nevojës pas fatkeqësisë, i hartuar me ndihmën e Kombeve të Bashkuara, Banka Botërore, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Ministrave. Një pjesë e këtyre dëmeve do të mbulohen nga qevria shqiptare dhe një pjesë nga donatorët.

FMN thotë se pritshmëritë për grante janë ulur. “Një konferencë ndërkombëtare e donatorëve e organizuar nga BE në shkurt siguroi premtime prej 1 miliard € në kredi dhe grante. Shumë zotime janë në natyrë ose kanë të bëjnë me projekte. Autoritetet kishin buxhetuar fillimisht 20 miliardë lekë (1.2 përqind të PBB-së) për rindërtim në vitin 2020, për t’u financuar nga 7 miliardë lekë në grante dhe pjesa tjetër nga buxheti. Në rishikimin e tretë të buxhetit, autoritetet ulën pritjet për disbursime të granteve në 3 miliardë lekë të marra deri më tani dhe rritën shpenzimet e përgjithshme në 34 miliardë lekë (2.2 përqind të PBB-së)”.

FMN kërkon transparencë në fondet për tërmetin

Teksa edhe në buxhetin 2021 nuk është detajuar se si do të shpenzohen fondet e parashikuara për tërmetin (rreth 28 miliardë lekë), FMN ka kërkuar qartë që të ketë më shumë transparencë. FMN thekson se “fondet e rindërtimit pas tërmetit duhet të jenë subjekt i kontrolleve të përshtatshme të menaxhimit publik financiar (PFM), përfshirë planifikimin përmes proceseve buxhetore”.

Sipas FMN-së, “është e rëndësishme të sigurohet prokurimi i duhur, mbikëqyrje e fortë, monitorim i përshtatshëm dhe raportim në kohë (përfshirë publikimin e pronarëve përfitues të kontratave të prokurimit), si dhe auditime të pavarura pas zbatimit.”

FMN thotë se Kontrolli i Lartë i Shtetit planifikon të kryejë dhe publikojë një auditim të shpenzimeve të lidhura me tërmetin dhe pandeminë në 2021, duke përfshirë auditimin e procedurave përkatëse të prokurimit dhe vlerësimin ex-post.

FMN i ka kërkuar qeverisë që të ulë deficitin buxhetor në 5.2% të PBB-së, ose 1.6 pikë përqindje më pak sesa planifikimi i qeverisë. Fondi rekomandton që shpenzimet kapitale për tërmetin të ruhen por paralajmëron se duke pasur parasysh dobësitë në menaxhimin e investimeve publike dhe kufizimet e finacimit, nuk ka hapësira për rritje të tjera të larta të shpenzimeve publile, pa kompromentuar cilësinë e shpenzimeve.

A mund të realizohen shpenzimet e planifikuara për rimëkëmbjen pas tërmetit?!

Në buxhetin e vitit 2020 ishin planifikuar shpenzime për rindërtimin në vlerën e 34 miliardë lekëve, ndërsa në atë të 2021 edhe 28 miliardë lekë, të përfshira në zërin e investimeve kapitale. Ndryshe nga shpenzimet e tjera kapitale, të cilat detajohen në tabela sipas zërave, një specifikim i tillë mungon për fondet e rindërtimit, si për 2020 ashtu dhe për 2021, që të paktën për rindërtimin nuk ishte një buxhet emergjence.

Sipas një postimi në facebook të ministres së financave Anila Denaj,  në 26 nëntor, 21.9% e investimeve kanë përfunduar dhe 94% e buxhetit për vitin 2020 është alokuar plotësisht. Pandemia ka qenë arsyeja kryesore e vonesës, sipas deklarimeve zyrtare.

Teorikisht, fondet e pashpenzuara këtë vit mund të kalojnë në buxhetin e 2021, por, gjithnjë duke mbajtur në konsideratë parametrat e deficitit, çka e bën të pamundur që të akomodohen edhe shpenzimet e planifikuara për 2021. Duke marrë parasysh dhe kapacitetet e kufizuara për realizimet e shpenzimeve, rrezikohet që procesi i rindërtimit të zgjatet përtej vitit 2021.

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi fmn ne tirane fondi monetar nderkombetar rindërtimi i banesave nga tërmeti fmn ne tirane fondi monetar nderkombetar rindërtimi i banesave nga tërmeti

Sondazh

Poll
Ekonomi 30 Nëntor 2020, 06:01

Kredia e re në rënie vjetore me 6.3%

Kreditimi i ekonomisë qëndroi në nivele të mira edhe për muajin tetor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e dhënë nga sektori financiar kishte vler...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën