AktualitetDiaspora

FMN lajmëron krizë botërore: Do jetë më e keqja, që nga Depresioni i Madh i vitit 1930

Të gjithë do ndiejne dhembje ", tha të enjten Drejtorja Menaxhuese e  FMN, Kristalina Georgieva, duke paralajmëruar se viti 2020 do të jetë "jashtëzakonisht i vështirë".
Featured image of article: FMN lajmëron krizë botërore: Do jetë më e keqja, që nga Depresioni i Madh i vitit 1930 Kristalina Georgieva

TIRANË– Pandemia e koronavirusit do të shkaktojë pasojat më të këqija ekonomike që nga Depresioni i Madh i viteve 1930, ka paralajmëruar Fondi Monetar Ndërkombëtar. “Pikëpamja e errët vlen si për ekonomitë e përparuara ashtu dhe per ato në zhvillim. Kjo krizë nuk njeh kufij. Të gjithë do ndiejnë dhembje “, tha të enjten Drejtorja Menaxhuese e  FMN, Kristalina Georgieva, duke paralajmëruar se viti 2020 do të jetë “jashtëzakonisht i vështirë”.

Georgieva, deklaroi se FMN vlerëson se rimëkëmbja e pjesshme e ekonomisë mund të ndodhë në 2021 nëse pandemia nis të zbehet në fund të vitit dhe që do lejojë ndalimin gradual të kufizimeve deri në hapje te plotë të ekonomisë. Ajo shtoi se ka një pasiguri te jashtëzakonshme për perspektivën dhe se gjërat mund të përkeqesohen në varësi të shumë faktorëve që lidhen me kohëzgjatjen e pandemisë. Gjermania, tradicionalisht motori i rritjes së Evropës, përballet me një recesion të rëndë dhe ka gjasa që ekonomia e saj të tkurret me gati  10 përqind në tremujorin e dytë, sipas instituteve më të larta të kërkimit ekonomik të vendit.

“Kjo është rënia më e madhe në Gjermani që nga 1970, dhe dy herë më i madhe se gjatë krizës financiare në tremujorin e parë të 2009”, tha Timo Ëollmershäuser, ekonomist i lartë në Institutin IFO në Mynih. Në Francë, ekonomia e dytë më e madhe e eurozonës, banka qëndrore tha se vendi kishte hyrë në recesion me një rënie të vlerësuar prej 6 përqind të PBB-së në tremujorin e parë të këtij viti – rënia më e madhe kjo që nga Lufta e Dytë Botërore. Organizata Ndërkombëtare e Punës tha se 1.25 miliardë njerëz jane në rrezik per uljen drastike të pagave dhe pushimeve nga puna për shkak të pandemisë dhe bllokimeve të lidhura me te.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara dhe Oxfam paralajmëruan  se gjysmë miliardë njerëz në të gjithë botën mund të futen në varfëri.Këto parashikime të zymta po bëjnë presion shtesë mbi qeveritë që përpiqen të vlerësojnë kur duhet të fillojnë të heqin masat e tyre të izolimit dhe sa para duhet të hedhin në ekonomitë e tyre për të qetësuar shokun ekonomik. Komisioni Evropian ka inkurajuar vendet e BE-së të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur popullsinë dhe ekonomitë e tyre përballë pandemisë.Pandemia e koronavirus po shkakton gjithashtu një rënie masive të vëllimeve të tregtisë globale, renie qe kete vit mund te varioje nga 13-32% sipas Organizatës Botërore të Tregtisë. Kjo do të ishte një tkurrje shumë më e shpejtë sesa rënia prej 12 përqind në 2009.

Dosja.al

Shto Koment