LIVE UPDATES
Ekonomi

FMN: Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet ndjeshëm në 2019-ën

9 Prill 2019, 15:45 Nga DOSJA
FMN: Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet ndjeshëm në

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon që ekonomia shqiptare të rritet me 3.7% në vitin 2019, duke u ngadalësuar ndjeshëm në raport me 2018-n, ku rritja vlerësohet në 4.2%. Statistikat e reja të FMN-së janë publikuar në raportit e sotëm të “Pasqyrës Ekonomike Globale”.

Lajmet nuk janë të mira as nga ekonomia globale dhe sidomos ajo europiane, nga e cila ne varemi dukshëm, teksa FMN pret që rritja të jetë më e ulët për 70% të globit. Italia, drejt të cilës shkojnë gati gjysma e eksporteve shqiptare pritet të rritet me vetëm 0.1% në 2019-s, sipas FMN-së, duke e ulur pritshmërinë me 0.5 pikë përqindje në krahasim me raportin e janarit. Për Shqipërinë, në krahasim me raportin e tetorit, FMN ka rritur vlerësimin për ekonominë në  2018-n, nga 4 në 4.2%, ndërsa ka mbajtur të pandryshuar pritshmërinë për 2019-n.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, rritjen më të madhe në 2019-n pritet që ta ketë Kosova, me 4.2%, më pas renditet Shqipëria me 3.7%, Serbia me 3.5%, Bosnja me 3.1%, Maqedonia e Veriut me 3% dhe Mali i Zi me 2.8%. Për Turqinë, FMN parashikon një rritje negative prej -2.5%, ndërsa nga vendet e Europës Lindore, performancën më të mirë pritet që ta ketë Polonia, me 3.8%. Në afat të mesëm, FMN nuk është shumë optimiste për zgjerimin ekonomik të vendeve të rajonit. Ekonomia shqiptare nuk pritet të rritet më shumë se 4% deri në vitin 2024, së bashku me atë të Kosovës, ndërsa për shtetet e tjera, shifra do ë variojë midis 2.9 dhe 3.8%.

Sipas institutit shqiptar të statistikave, INSTAT, në vitin 2018, sipas vlerësimeve paraprake, ekonomia e vendit u rrit me 4.06%, duke u përshpejtuar në raport me 3.8% vitin e mëparshëm. Rritja ishte mbi 4% në tre tremujorët e parë, për shkak të performancës së energjisë, që rriti prodhimin e ndikuar nga moti me reshje, ndërsa në të katërtin, kur ishte thatësirë, treguesi u ul ndjeshëm në 3.1%. Për shkak të mungesës së efektit të energjisë dhe ngadalësimit të investimeve, teksa dy projektet e mëdha gazsjellësit TAP dhe HEC i Devollit janë drejt mbarimit, institucionet ndërkombëtare presin që ekonomia të ngadalësohet në 2019-n.

Projeksionet globale, FMN pesimiste

Një vit më parë aktiviteti ekonomik po përshpejtohej pothuajse në të gjitha rajonet e botës dhe ekonomia globale parashikohej të rritet në 3.9 për qind në 2018 dhe 2019. Një vit më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar, thekson FMN në raportin e “Pasqyrës Ekonomike Globale” të muajit prill: shkallëzimi i tensioneve tregtare mes SHBA-Kinë, stresi makroekonomik në Argjentinë dhe Turqi, problemet me sektorin e automobilave në Gjermani, politikat më të forta kreditore në Kinë dhe politika e shtrënguara financiare, kanë kontribuar në një zgjerim ndjeshëm më të ulët global, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit 2018. Me këtë dobësi që pritet të vazhdojë në gjysmën e parë të vitit 2019, FMN parashikon një rënie të ritmeve të rritjes në vitin 2019 për 70 për qind të ekonomisë globale.

Rritja globale, e cila arriti kulmin në afro 4 për qind në 2017, u zbut në 3.6 për qind në 2018 dhe parashikohet të bjerë më tej në 3.3 për qind në 2019. Megjithëse një zgjerim global prej 3.3 për qind është ende i arsyeshëm, perspektiva për shumë vende është shumë sfiduese, me pasiguri të konsiderueshme në periudhën afatshkurtër, sidomos kur normat e rritjes në ekonomitë e pëparuara po konvergojnë drejt potencialit modest të tyre afatgjatë. FMN pret një përmirësim të ekonomisë globale në gjysmën e dytë të 2019-s dhe përshpejtim në 3.6% në 2020.

Euro zona

Eurozona u ngadalësua më shumë se sa pritej, thotë FMN, si rrjedhojë e një kombinimi faktorësh (1) dobësimin e besimit të konsumatorit dhe të biznesit; (2) vonesat që lidhen me futjen e standardeve të reja të emetimit të karburantit për automjetet me naftë në Gjermani; (3) pasiguria e politikës fiskale, rritja e diferencave të interesave sovrane dhe ngadalësimi i investimeve në Itali; dhe (4) protestat në rrugë që penguan shitjet me pakicë dhe ndikuan shpenzimet e konsumit në Francë. Rritja e shqetësimeve për një Brexit pa marrëveshje ka të ngjarë gjithashtu të peshojë mbi shpenzimet e investimeve brenda zonës së euros. Pas një rritje të dukshme në vitin 2017, eksportet e ekonomive të Eurozonës u ngadalësuan ndjeshëm, pjesërisht për shkak të tregtisë së dobët brenda zonës së euros, gjë që përkeqësoi më tej besimin e dobët në të gjithë zonën e monedhës së përbashkët. Zona Euro pritet të rritet 1.3% në 2019-n, duke e ulur pritshmërinë me 0.3 pikë përqindje, sipas FMN./Marrë nga Monitor

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia shqiptare fondi monetar nderkombetar ekonomia shqiptare fondi monetar nderkombetar

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni