
MEKSIKË– Një 42-vjeçar nga Japonia ka humbur jetën në avion pasi kishte gëlltitur 246 qese me kokainë. Ai po udhëtonte nga Bogota për në Kolumbi dhe pati një ndalesë në Meksikë.
Mjekët verifikuan se pak minuta përpara se të riniste fluturimi, 42-vjeçari, i identifikuar si Udo N., ka gëlltitur drogën.
Sipas autopsisë, mbidoza e drogës i ka shkaktuar fryrje në tru.
“Stafi vuri re që një person po shkaktonte trazira dhe kërkoi ulje emergjente për në Hermosillo, Sonora. Kur avioni u ul në orën 2 të mëngjesit, infermierët e deklaruan të vdekur,”- deklaruar autoritetet meksikane shkruan CNN.
(f.m/dosja.al)