Aktualitet

‘Fluturimet janë anuluar’, ambasada e SHBA njoftim të rëndësishëm për amerikanët e bllokuar në Shqipëri: Ja ku mund të kontaktoni

Ambasada u bënë thirrje të gjithëve se nëse janë qytetarë amerikan apo Rezident Ligjor i Përkohshëm dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria të kontaktojnë.
Featured image of article: ‘Fluturimet janë anuluar’, ambasada e SHBA njoftim të rëndësishëm për amerikanët e bllokuar në Shqipëri: Ja ku mund të kontaktoni Foto e publikuar nga ambasada e SHBA

TIRANË- Ambasada Amerikanë në Tiranë ka njoftuar të gjithë shtetasit amerikan që jetojnë në Shqipëri se janë anuluar të gjitha fluturimet komerciale. Në një reagim në meediat sociale, ambasa shkruan se po punohet për të gjetur një mundësi që të gjithë ameriakët e bllokuar të largohen nga Shqipëria.

Të gjitha fluturimet komerciale nga Shqipëria janë tashmë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria. Nëse jeni qytetar amerikan apo Rezident Ligjor i Përkohshëm dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë ACSTirana@state.gov me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pashaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri”, është ky postimi i ambasadës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment