Blog

Flutura Açka: Heroina ime është kjo grua… teksa bota është tronditur,TV-të shqiptare thërrasin qokaxhinjtë e therin shoshoqin për shikues

Ajo bën maska falas për qytetarë dhe policë. Ardianat dhe Ardianët e përditshëm, të heshtur, bujarë, do të na ndihmojnë ta kalojmë këtë kohë të çuditshme sa më lehtê.
Featured image of article: Flutura Açka: Heroina ime është kjo grua… teksa bota është tronditur,TV-të shqiptare thërrasin qokaxhinjtë e therin shoshoqin për shikues Rrobaqepesja qe pergatit maska

Nga Flutura Açka

Tek kërkoja mbrëmë nëpër internet televizionet shqiptare, që të enjteve në mbrëmje në pikun e shikueshmërisë, “therin” shoshoqin për shikues, ndala në disa prej tyre.

As në këto kohë tronditëse për botën, ca prej tyre nuk e lënë zanatin të pastrojnë politikën, të bëjnë qokat me sponsorat e miqtë e tyre, të tregojnë si vishen, si kombinohen edhe me mbathjet që mjerisht nuk iu duken, dhe duke harruar etikën parake profesionale të studiove televizive, u thërrasin qokaxhinjve te tyre me emër (me mbiemër madje) e jo më me “zoti”, dhe duke e mbyllur trumfalisht me thirrjet se kush është i pasur të dhurojë në këto kohë shtrëngesash, duke harruar se në këtë democraci të brishtë që kemi, vetë ata janë pasuruar panginjshëm dhe nuk kanë lënë rast e cep kohe pa e shfaqur se sa të pasur janë, një koracë plot shkëlqim që u kërcet mes asaj varfërie tronditëse shqiptare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Heroina ime e vërtetë është Ardiana Handraj nga Shkodra, të cilën e ndoqa në një reportazh të shkurtër në Euronews Albania. Ajo bën maska falas për qytetarë dhe policë. Ardianat dhe Ardianët e përditshëm, të heshtur, bujarë, do të na ndihmojnë ta kalojmë këtë kohë të çuditshme sa më lehtê.

“Do Zoti”, thotë Ardiana “kjo kohë i ka ngrohur njerëzit dhe u ka dhënë më shumë dashuri, afrimitet e vlerësim”.

Shto Koment