Aktualitet

Fluks në doganat e vendit/ Mijëra shqiptarë kthen në atdhe, pika në Kapshticë vijon punën me 7 sportele, radhë në Morinë

Fluks në pikat doganore të vendit. Emigrantët shqiptarët kthehen në atdhe.
Featured image of article: Fluks në doganat e vendit/ Mijëra shqiptarë kthen në atdhe, pika në Kapshticë vijon punën me 7 sportele, radhë në Morinë

Shqipëri- Mijëra emigrantë shqiptarë po kthehen në vend për të festuar Vitin e Ri 2020. Mësohet se në pikën kufitare të Kapshticës po punohet me 7 sportele.  Në orët e fundit, 4900 persona kanë hyrë në tokën shqiptare nga pika doganore e Kapshticës dhe 3779 shtetas, të tjerë kanë udhëtuar drejt tokës greke.

Sipas informacioneve nga Policia Kufitare e Kosovës,  nga pika kufitare e  Morinës në Kosovë, në 24 orët e fundit kanë hyrë 3430 automjete dhe 8983 persona. Këta të fundit kanë hyrë në Shqipëri nga porti i Durrësit dhe më pas kanë udhëtuar drejt Kosovës.

Ndërsa në Shqipëri nga kjo pikë doganore janë  futur 3242 automjete dhe 7000 persona të huaj dhe shqiptarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

J.V/Dosja.al

Shto Koment