Aktualitet

Fluks turistësh nga Kosova drejt Shqipërisë, bllokohet trafiku në Kukës (VD)

Fluks turistësh nga Kosova drejt Shqipërisë. Mijëra kosovarë drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet. Probleme me qarkullimin në Kukës.

Shqipëri- Në këtë sezon vere, një numër i madh qytetarësh nga Kosova janë futur në tokën shqiptare për të kaluar pushimet.

Dosja.al ka siguruar pamje nga rrugët në qytetin e Kukësit, ku vihet re një numër i madh makinash. Madje ka edhe probleme me qarkullimin nga fluksi i madh i automjeteve.

Shumica e pushuesve nga Kosova i drejtohet Durrësit  për të kaluar pushimet, por ka edhe nga ata që udhëtojnë drejt jugut të vendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment