Aktualitet

Fluks pacientësh te “Shefqet Ndroqi”, të sëmurët presin 2 orë në autoambulanca, 35 urgjenca brenda ditës

Nga ora 11:00 deri ne orën 13:00 në spitalin e Covid-2 kanë mbërritur 5 urgjenca mjekësore me pacientë në gjendje të rënduar, që kanë qëndruar në pritje të lirimit të shtratit në urgjencë nga 30 minuta deri në 2 orë.
Featured image of article: Fluks pacientësh te “Shefqet Ndroqi”, të sëmurët presin 2 orë në autoambulanca, 35 urgjenca brenda ditës Spitali Shefet Ndroqi.

TIRANË– Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ ka pasur fluks pacientësh të infektuar ditën e sotme. ‘News24’ bën të ditur se në urgjencë dhe në spital tashmë nuk ka më vende të lira pasi janë ezuruar.

Nga ora 11:00 deri ne orën 13:00 në spitalin e Covid-2 kanë mbërritur 5 urgjenca mjekësore me pacientë në gjendje të rënduar, që kanë qëndruar në pritje të lirimit të shtratit në urgjencë nga 30 minuta deri në 2 orë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në 24 orët e fundit në urgjencën e këtij spitali kanë mbërritur 35 urgjenca, kryesisht nga Tirana, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 persona.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment