Sociale

Fluks në urgjencën e QSUT, mjeku Tritan Kalo ngre alarmin: 2 herë më shumë se vitin e shkuar

Mjeku Kalo ka thënë se fluksi është dy herë më shumë sesa vitin e shkuar, dhe se pacientët nuk duhet të drejtohen direkt e në urgjencë, por të informohen për të shmangur radhët.

Tiranë– Mjeku i urgjencës, Tritan Kalo, ka dalë para medieve për të shprehur shqetësimin lidhur me fluksin në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Kalo ka thënë se fluksi është dy herë më shumë sesa vitin e shkuar, dhe se pacientët nuk duhet të drejtohen direkt e në urgjencë, por të informohen për të shmangur radhët.

Sipas tij një pjesë e pacientëve, të cilët nuk e kanë të domosdoshme të shkojnë në QSUT, mund t’i drejtohen qendrave spitalore pranë qendrës së banimit.

Urgjenca ka 15 shtretër, çka bën që të mos u japim dot ndihmë të gjithëve në një kohë.Fluksi krijon incidente. Të merren masa. Një fluks i tillë është i i papërballueshëm në spitalet tona, i cili është dy herë më i lartë se vitin e kaluar. Krijoni mundësi atyre që vërtetë kanë nevojë për të ardhur.Vijnë pacientë në QSUT me dy orë temperaturë. Një pjesë duhet ti drejtohen qendrave spitalore pranë qendrave të banimit”, u shpreh mjeku Tritan Kalo.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment