Aktualitet

Fluks i madh automjetesh në Morinë, mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës drejt bregdetit për të kaluar fundjavën

Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës janë futur në Shqipëri gjatë mëngjesit të sotëm. Policia kufitare në Morinë po punon me procedurë të përshpejtuar, për shmangien e radhëve të gjata në këtë pikë kufitare.
Featured image of article: Fluks i madh automjetesh në Morinë, mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës drejt bregdetit për të kaluar fundjavën Foto ilustruese

KUKËS- Fluks i madh automjetesh në pikën doganore të Morinës. Mësohet se mëngjesin e sotëm kanë hyrë në Shqipëri mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës, për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar. Kolonat e mjeteve dhe fluksi në Morinë është thuajse i njëjtë me fundjavën e kaluar.

Ndërkohë, Policia kufitare në Morinë po punon me procedurë të përshpejtuar, për shmangien e radhëve të gjata në këtë pikë kufitare.

Ndërsa, gjatë muajit gusht u futën në Shqipëri 830 mijë qytetarë të Kosovës. Krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një ngritje të ndjeshme, meqë në vitin 2019 gjatë periudhës së njëjtë të vitit kishin kaluar kufirin për në Shqipëri, 686 mijë e 467 persona. Ndërsa nga Shqipëria janë futur në Kosovë gjatë muajit gusht  275 mijë e 452 qytetarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, gjatë sezonit të verës u krijuan situata kaotike në pikat doganore të vendit. Më problematike ishte pika doganore e Kakavijës, ku shqiptarët qëndruan 5 ditë në radhë për të kaluar doganën. Shkak i situatës u bë marrja e tamponit nga pala greke.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment