Aktualitet

Fluks i lartë i makinave në Tiranë-Durrës, raportohet për tre aksidente

Fluksi i lartë i makinave ka bërë që shumë shoferë të humbasin qetësinë dhe të kryejnë manovra të rrezikshme për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë..
Featured image of article: Fluks i lartë i makinave në Tiranë-Durrës, raportohet për tre aksidente Foto ilustruese

TIRANË- Tre aksidente kanë ndodhur në orët e fundit në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas informacioenve të deritanishme, mësohet se aksidentet kanë qenë të lëhta dhe pa pasoja në njerëz.

Fluksi i lartë i makinave ka bërë që shumë shoferë të humbasin qetësinë dhe të kryejnë manovra të rrezikshme për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë..

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aksi Durrës-Tiranë që prej pasdites ka hasur në një fluks të lartë mjetesh dhe në shumë momente rruga ka qenë e bllokuar. Pushuesit pasi kanë mbaruar plazhin janë nisur drejt Tiranës, por kanë sjellë dhe probleme në trafik.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment