Bota

I mori jetën në mënyrë barbare Floyd-it, ish-polici mund të marrë mbi 1 milion dollarë pension, pavarësisht nëse dënohet

44-vjeçari po përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë duke qenë se vuri gjurin e tij mbi qafën e Floyd dhe e mbajti për 8 minuta e 46 sekonda edhe pse 46-vjeçari i lutej që ta lëshonte sepse nuk mund të merrte frymë.
Featured image of article: I mori jetën në mënyrë barbare Floyd-it, ish-polici mund të marrë mbi 1 milion dollarë pension, pavarësisht nëse dënohet George Floyd dhe Derek Chauvin
Përditësuar:

SHBA- Ish-oficeri i policisë Derek Chauvin, i cili vrau afro- amerikanin George Floyd , mund të marrë më shumë se 1 milion dollarë në benefite pensioni, edhe nëse dënohet me burg.

44-vjeçari po përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë duke qenë se vuri gjurin e tij mbi qafën e Floyd dhe e mbajti për 8 minuta e 46 sekonda edhe pse 46-vjeçari i lutej që ta lëshonte sepse nuk mund të merrte frymë.

Sipas mediave ndërkombëtare është raportuar se edhe nëse Chauvin do të dënohet me burg për vrasje, ai ka të drejtë të marrë paratë e pensionit  pas moshës 50-vjeçare dhe shuma që ai mund të marrë gjatë vitit do të jetë 50,000 dollarë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa shtete në SHBA kanë ligje që nuk i lejojnë punonjësit publikë që të marrin para nëse dënohen për krime të rënda, por Minnesota nuk është një prej tyre.

Burimi: CNN

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment