Showbiz

 ‘E mora me pozitivitet’/ Moderatorja Floriana Garo rrëfen se si po i kalon ditët në karantinë; Covid-19 ka shërbyer për mirë, na ka…

Ajo ka shtuar se Covid-19 ka sjellë një të mirë duke qenë se ka pasur më shumë kohë të qëndrojë me familjen duke shtuar se gjatë kësaj kohe ka qenë edhe bashkëshorti, i cili e ka ndihmuar në punët e shtëpisë teksa kjo ka qenë në punë.
Featured image of article:  ‘E mora me pozitivitet’/ Moderatorja Floriana Garo rrëfen se si po i kalon ditët në karantinë; Covid-19 ka shërbyer për mirë, na ka… Floriana Garo

ZVICËR- Moderatorja e njohur Floriana Garo e cila jeton në Zvicër,  ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv ku ka folur se si po i kalon ditët në karantinë.

Floriana tashmë nënë e një vajze dhe një djali është shprehur se të gjithë kohën e lirë e kalon me ta pasi ajo është shumë e angazhuar me punët e saj të profesionit. Ajo ka shtuar se Covid-19 ka sjellë një të mirë duke qenë se ka pasur më shumë kohë të qëndrojë me familjen duke shtuar se gjatë kësaj kohe ka qenë edhe bashkëshorti, i cili e ka ndihmuar në punët e shtëpisë teksa kjo ka qenë në punë.

‘Nuk po them që jam mamaja perfekte.Megjithatë mundohem të bëjë më të mirën, të kaloj aq kohë sa mundem me fëmijët e mi duke ju mësuar gjëra të reja, duke qënë një model i mirë për ta pasi kjo është detyra e çdo prindëri që të bëhet një model i mirë për fëmijët e vet. Ndërkohë që shikoj se sa shpejt ato rriten sa shpjet kalon koha, sa shumë ndryshojnë me kalimin e ditëve, njëherë më ngjajnë mua njëherë nuk më ngjajnë mua, njëherë tim shoqit është shumë interesante . Sigurisht kaloj gjithë kohë e lirë me ta gjithashtu kam dhe ndihmë në shtëpi për tu kujdesur gjë që më lehteson shumë, kështu që pjesën tjetër të ditës jam me angazhimet e mia. Gjatë kësaj kohe të Covid -19 unë banoj shumë afër zyrave tona kështu që shkoj dhe vij mbaroj punët dhe kthehem këtu i jap qumësht djalit, merrem me vajzën shkoj prapë punë. Besoj se Covid -19 ka shërbyer për mirë pasi na ka mbledhur në këto dy destinacione’ u shpreh Garo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu ajo është pyetur për masat që ka marrë qeveria zviceriane për parandalimin e koronaviruist dhe se si e ka pritur ajo, garo është shprehur se situantën e ka marrë me seriozitet dhe ka shtuar se gjendja nuk është bërë alarmante as nga qeveria dhe as nga media.

‘Në fillim mua më erdhi si suprizë si gjithë të tjerët pasi askush nuk e kishte menduar që situata do të vinte në këtë pikë ku bota vendosi të mbyllej dhe të gjitha planet e njerëzve të ktheheshin krejtësisht në të kundërt. Por e mora me një lloj pozitiviteti dhe ajo që ka ndikuar më shumë them se këtu gjërat nuk kanë qënë alarmante, qeveria nuk ka qënë alarmante, mediat nuk janë alarmante sigurisht njërëzit infektohen ka dhe viktima por nuk bëhet alarmante kjo gjë’.- ka thënë ajo.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment