Sport

Florian Marku i pamposhtur, mund në raundin e dytë Ivan Godor. Shikoni se si e hedh në tokë kundërshtarin (Video)

Florian Marku e ka mbyllur në raundin e dytë me knock out ndeshjen e tij me Ivan Godor.
Përditësuar:

Florian Marku ka fituar ndeshjen e tij me boksierin sllovak Ivan Godor, ndeshje e cila u zhvillua sot në Londër në York Hall.

Kjo ishte ndeshja e dytë për shqiptarin në boksin profesionist, të cilën e fitoi me knock out në raundin e 2-të.

26 vjeçari deri tani ka një rekord perfekt pasi shënon 2 fitore me knock out.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë ndeshjes nuk mungoi as prania e tifozëve shqiptarë.

Marku më pare ka luftuar në stilin MMA, ku ka pasur një rekord 4 fitore dhe 0 humbje.

B.N/dosja.al

Shto Koment