Showbiz

Flori Mumajesi motivon shqiptarët nëpërmjet video-mesazhit: Të bashkuar ne do t’ja dalim

VIDEO
Videoja e Flori Mumajesit është pritur shumë mirë nga fansat dhe ndjekësit e tij, pasi në komentet e tyre kanë shprehur falenderimet, duke theksuar  se muzika është ilaçi më i mirë për të gjithë këto ditë.
Featured image of article: Flori Mumajesi motivon shqiptarët nëpërmjet video-mesazhit: Të bashkuar ne do t’ja dalim Flori Mumajesi

TIRANË– Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka publikuar një video-mesazh në Instagram, në të cilin shkruan se populli shqiptar është i fortë dhe se të gjithë bashkë mund t’ja dalim për të mundur koronavirusin.

“Të bashkuar. Kam krijuar këngë nga shpirti, por kjo ka qenë e krijuar me shpirt prej vitesh. Qëllimi? Jo vetëm të argëtojmë e të ndryshojmë standartet e programeve muzikore dhe argëtues. Por sigurisht të ndajmë me të gjithë mesazhe të tilla, krijuar nga shpirti në shpirt”, ka shkruar Mumajesi krah postimit të fundit në rrjetet sociale.


Mesa duket kjo është pritur shumë mirë nga fansat dhe ndjekësit e tij, pasi në komentet e tyre kanë shprehur falenderimet, duke theksuar  se muzika është ilaçi më i mirë për të gjithë këto ditë.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 3405 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 64 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment