Showbiz

“Flori blen klikime!” Fejzullahu pranon për herë të parë gabimin: Jam 75 vjeç, në bisedë e sipër më doli

Fejzullahu u shpreh për herë të parë se kjo deklaratë ka qenë shumë e gabuar.
Featured image of article: “Flori blen klikime!” Fejzullahu pranon për herë të parë gabimin: Jam 75 vjeç, në bisedë e sipër më doli Sabri Fejzullahu dhe Flori Mumajesi

TIRANË– Këngëtari mjaft i dashur për shqiptarët Sabri Fejzullahu ka sqaruar deklaratën e tij që bëri disa muaj më parë, teksa u shpreh se Flori Mumajesi blen klikime.

I ftuar në “E diell”, ditën e sotme, Fejzullahu u shpreh për herë të parë se kjo deklaratë ka qenë shumë e gabuar.

Kushedi sa emisione në Shqipëri dhe Kosovë më kanë ftuar që të më pyesin për këtë, por nuk kam dashur ta diskutoj sepse faji është tek unë. Unë jam 75 vjeç dhe nuk është dashur, por…rastësia, në atë bisedë e sipër me gazetarët e blla blla. E kam shumë xhan edhe shumë zemër,”- u shpreh Sabri Fejzullahu.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Gjesi” në T7, në muajin mars të këtij viti, Sabri Fejzullahu përmendi emrat e të gjithë këngëtarëve që blejnë klikime, ndër to edhe të Florit.

Në lidhje me këtë deklaratë, Mumajesi reagoi me ironi.

“Pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po t’i kem ble, s’ti kam marr ty paret! Pse be po mërzitesh kaq shumë? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjerët kan hongër i ka lon me u ngi mirë se nuk kam qenë, nuk jam e as kam me qen najher unë shembulli për blerje klikimesh!!! Kërkujt s’i futem n’xhep e n’jetën e vet. Kur i bojn vetë shumë klikime, nuk nihen veç fërkojnë gjoksin kishe jon artista t’mdhej, kur nuk i bojnë vet e i bojnë tjerët merren me llafe. Nejse e vërtetë, klikimet edhe mund të blihen Axha Sabri po si me ja bo kur ta blejnë Karrierën. Momenti më i bukur në këtë video kur ‘prezantuesi’ thotë : JO KA SHUMË SI FLORI,”- shkruante Mumajesi në Instagram.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment