Sport

Real Madrid kërkon me ngulm brazilianin, Florentino Perez bën ofertën e “çmendur” për Neymar

Florentino Perez bën ofertën e "çmendur" për Neymar, në garë për të marrë shërbimet e brazilianit nuk është vetëm Barcelona por dhe oferta e frikshme e Perez.
Featured image of article: Real Madrid kërkon me ngulm brazilianin, Florentino Perez bën ofertën e “çmendur” për Neymar Neymar

SPANJË-E ardhmja e Neymar vijon të mbetet një pikëpyetje e madhe në botën e futbollit. Ylli i PSG-së kërkon largimin nga Franca. 

Barcelona vijon të mbetet klubi i preferuar për Neymar, por kjo nuk e përjashton futjen seriozisht në garë të Real Madrit.

Në fakt, në Spanjë janë të bindur se “Los Blancos”, pavarësisht rebelimit të tifozëve, kanë gati një ofertë të pabesueshme për sulmuesin.  

Presidenti Florentino Perez  është gati  të ofrojë një kontratë 5-vjeçare me një shpërblim prej 40 milionë euro në sezon për Neymar.

Shifra që vjen nga Perez është e çmendur dhe do të tundonte këdo, përfshirë këtu edhe vetë futbollistin brazilian që mban rekordin si transferimi më i kushtueshëm, kur dy vite më parë kaloi nga Barcelona te PSG për shumën e 222 milionë euro.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment